Faton Fazliu: Sasha Bogdanoviq të tërhiqet nga pozita e kryetarit të Komunës Qendër


Faton Fazliu nga Partia Alternativa ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës Qendër Sasha Bogdanoviq që tha se qëndrimi i tij personal është të mos e njoh pavarësinë e Kosovës.
Ky është reagimi i plotë i Faton Fazliut:

Kryetari i Komunës Qendër në Shkup Sasha Bogdanoviq deklaron se “Kosova është Serbi”. Kjo është fjali e njohur e shumë grafiteve serbe gjithandej nëpër Serbi. Bogdanoviqi në emër të mendimit të tij personal pra duke harruar se ai nuk është person privat e sfidon edhe faktin se paguhet nga taksapaguesit e një shteti për të cilët pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm.

Ai del edhe kundër një politike shtetërore e cila është dëshmuar se në masë të madhe varet nga vullneti i shqiptarëve. Prandaj pres që ndaj këtij shovinisti të ngrihet padi për provokim dhe fyerje të ndjenjave të shqiptarëve dhe ai urgjentisht të largohet nga pozita e tij. Në të kundërtën LSDM dhe argatët e saj shqiptarë vetëm e legjitimojnë qëndrimin e tij.

Baby Boo