Faton Asani, drejtori rekorder: Prej 30 mijë denarëve reprezentacion, ka harxhuar vetëm 800 denarë


Faton Asani, drejtori rekorder: Prej 30 mijë denarëve reprezentacion, ka harxhuar vetëm 800 denarë

Posti i ministrit, deputetit, drejtorit dhe postet tjera të larta në Maqedoni, kuptohen si mundësi vetëm për harxhime të pakontrolluara dhe pa limit. Edhe kur zbulohet ndonjë aferë në mediume, harrohen brenda 3 ditëve.

Mirëpo një shembull krejt ndryshe paraqet Faton Asani, drejtori i Agjencisë për pasuri të konfiskuara. Ai është kthyer nga Italia në Maqedoni në kohën kur luftohej regjimi, kurse pas formimit të qeverisë së re i është besuar post mjaft i rëndësishëm, ku përvoja dhe mentaliteti perëndimor është i mirëseardhur.

Pas angazhimit rezultatet nuk kanë munguar, kurse me modestinë e tij ka dhënë shembull edhe për drejtorët e funksionarët tjerë. Atij i takon buxhet në vlerë prej 30 mijë denarëve në muaj për harxhime si bartës i postit të drejtorit, mirëpo ai gjatë një muaji ka harxhuar vetëm 800 denarë, transmeton Gazeta Lajm.

Për shembullin e Fatonit flet edhe miku dhe “bashkëluftëtari” nga diaspora, Hadi Osmani.
“Miku im Faton Asani është shembull se njerëzit e diasporës i nevojiten Maqedonisë. Si përfaqësues të diasporës, unë dhe Fatoni pa asnjë dilemë iu bashkëngjitëm konceptit ‘Jetë për të Gjithë’, kurse dy vite me radhë ishim bashkëluftëtarë për rrëzimin e regjimit. Misioni ynë vazhdon në funksion të realizimit të premtimeve dhe përgjegjësive që kemi marrë”, thekson Osmani, duke folur për mikun e tij Faton Asani.

Baby Boo