Faton Ahmeti do të jetë kryetar dege i Tetovës?! Ja kush janë në garë!


Gara sapo ka filluar. Pas humbjes së dy komunave më të mëdha Tetovën dhe Gostivarin, BDI-ja e Ahmetit ka vendosur që të rikthehet fuqishëm në të gjitha degët e saja dhe për të freskuar BDI-në e së ardhmes.
Vet lideri i BDI-së është shprehur se do të ketë ndryshime në të gjitha degët e BDI-së, për tu rifreskuar dhe për tu bërë më fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në degën më të madhe të BDI-së Tetovën, gara sapo ka filluar, por jo zyrtarisht gara ka nisur ku kandidatët e interesuar takohen çdo ditë me anëtarët që do të votojnë në ditën e zgjedhjeve për të vendosur se kush do të drejtojë në të ardhmen BDI-në e Tetovës.
Nga dega e Tetovës për TS thonë se është herët të themi se kur do të jenë zgjedhjet, pasi ende nuk janë bërë azhurnimet dhe regjistrimet e reja.

“Në fillim do të ketë anëtarësime dhe regjistrime të reja më pas do të bëhet azhurnimi i të dhënave dhe do të cakotohet data e zgjedhjes së strukturës së BDI-së Tetovë” thonë nga dega e Tetovës për TS, ku potencojnë se tani do të jetë një anëtarë një votë për të përzgjedhur kryetarin e e ri të degës së BDI-së Tetovë dhe anëtarët e degës.
Sipas degës së Tetovës, kandidati i cili do të ketë më shumë vota nga gjithë këshillat vendor ai do të jetë edhe kryetari i ri i degës së BDI-së Tetovë, një garë e sinqertë, transparente dhe tepër demokratike.

Siç ka arritur të mësoj portali TetovaSot jozyrtarisht për kryetar dege kanë shpreh interesim:
Kryetari aktual i degës së BDI-së Tetovë – Florin Besimi, Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës – Valmir Aziri, Ish zv.drejtori i UJP-së – Muhamet Ameti, Drejtori i ELEM-TURS – Adem Avziu, Ish ministri dhe tani drejtor në Drejtorinë e Mjedisit Jetësor – Hisen Xhemaili, Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik – Festim Halili, Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor – Faton Ahmeti dhe Drejtori i Resurseve Energjetike – Bajram Rexhepi.

Pas Tetovës, BDI-ja e Ahmetit do të rifreskojë edhe BDI-në e Gostivarit, Strugës, Çairit, Sarajit, Zhelinës, Dibrës, Bogovinës, Bërvenicës, Tearcës, Likovës , Kumanovës Jugonovcës dhe disa degë të tjera./TS/

Baby Boo