“Fatmiri iku nga Fatmiri, 17 tetori do të fundos Fatmirin e rrejshëm”


Në betejën e një qyteti unik dhe të rëndësishëm që mezi u fitua, midis dy Fatmirave, njëri mbetet ai që të dërgojë idealin deri në fund pra Fatmiri që drejton Komunën dhe tjetri bashkëpartiak i tij deri sot, nuk dihet si u shfaq kinse i ”pavarur”. Ata nuk janë të barabartë midis tyre sepse njëri ka pas tij një armatë të gjelbër shqiptare në fitoret e mëdha dhe të përsëritura ndërsa tjetri është vetëm një figurë me telekomandën e të tjerëve që e di saktë se nuk do ta fitojë Kërçovën.

Përse duhet të flet Fatmir Dehari kur flasin punët e mëdha që ka bërë ai.
Ç’farë ka ti thotë në debat Fatmiri i vërtetë i Uskanës, Fatmirit të rrejshëm të telekomanduar nga ASH që shtirret se qëndron pas tij por në fakt nuk është kështu.
Në Uskanën shqiptare, Fatmiri i vërtetë ishte njeriu që bashkë me përkrahjen e pa rezervë të Ali Ahmetit e fituan atë dhe tani qarqe të caktuara përmes satelitëve, duan më parë ta përçajnë atë dhe më pas ta rimarrin.

Sela më shumë punon që Kërçovën ta marrin aleatët e tij të VMRO-së se sa Fatmiri i vërtetë. Sela në emër të ”unitetit” të rejshëm do që të përçajë dhe ta humbin shqiptarët Uskanën .Vetë jo se nuk donte të kishte kandidatë por e dinte se do humbte tmerrshëm, prandaj po e përdor Fatmirin e rrejshëm bashkë me VMRO-në.

Fatmir Limani fatkeqësisht i ka hyrë një loje të telekomanduar nga ish funksionarë të lartë të partisë me të cilën ai qëndroi prej kaq kohësh. Tani s’ka më dyshime se Fatmir Limani i ” pavarur” ka dalë në këto zgjedhje vetëm për të përçarë votën shqiptare përmes urdhrit të Musa Xhaferit, ASH-së dhe VMRO-së.

Nëse ASH do ishte e bindur në fitore në atë qytet, do ta kishte ekskluzivisht kandidatin e vet, por të gjitha pazaret bëhen në emër të një figure që përfitoi gjithçka nga BDI dhe tani bëhen sikur janë një opozitë shqiptare që nuk duan të përçajnë votën shqiptare në ndërkohë që kanë bërë pakt me antishqiptarët e VMRO-së për këto qëllime që Fatmir Limanit nuk i shkojnë ndër mend.

Përmes Fatmirit të ” pavarur” VMRO,ASH dhe qarqe të BDI-së që kanë humbur pozitat, duan të pushtojnë kalanë përbrenda BDI-së së pathyeshme sidomos në një qytet që akoma thirret pandërprerë emri i heroit të tyre politik dhe jo vetëm siç është Ali Ahmeti.

Por përskaj gjithë kësaj fundi politik i njërit Fatmir, pra atij të rrejshëm është afër sepse ai e di se po ashtu është aq afër 17 tetori kur fitues edhe kësaj radhe do të jetë Fatmiri i vërtetë.

Baby Boo