Fatmir Muja: “Dashuria është si dielli me sytë”


Fatmir Muja:
Dashuria është si dielli dhe sytë
Shikimin ta mundëson, të shikuarit ta mbyt
Përmes tij sheh, por nuk mund ta shohësh
Përmes tij njeh gjërat, atë s’mund ta njohësh
Të njëjtën dritë që të bën të shikosh
Kur ta kesh shikuar, s’do të mund ta durosh
Kështu është Dashuria, nuk sheh gjë pa të
Drita të verbon po e pe vetë Atë
Shohim për shkak të Dritës, Dritën s’mund ta shohim
Duam të jemi të njohur, kur veten s’e njohim
Po e shikuam veten në Zemrën tonë të ndritshme
Si na shohin të tjerët, s’është më e rëndësishme.

Baby Boo