Fatmir Limaj takohet me presidentin e Barcelonës, e fton ta vizitoj Kosovën


Barcelona dhe Real Madrid zhvilluan mbrëmë El Clasicon e radhës në Camp Nou.

Katalunasit dhe madrilenët kanë barazuar në takimin e mbrëmshëm me rezultat 2-2.

Fatmir Limaj në Camp Nou (Foto Facebook)

Një ndër shikuesit e kësaj ndeshje ishte edhe kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj.

Ky i fundit është takuar edhe me presidentin e Barcës, Josep Mara Bartomeu, të cilin e ka falënderuar për mikpritjen.

“Ishte kënaqësi që me ftesë të presidentit të klubit të futbollit Barcelona, Josep Maria Bartomeu, ta përcillnim bashkë ndeshjen në mes të gjigantëve të futbollit Barcelona dhe Real Madrid. Bartomeu e njoftova se Kosova ka plot talentë të rinj të futbollit të cilët kanë nevojë për përkrahjen dhe përvojën e klubeve si Barcelona”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Ai më tutje ka treguar se e ka ftuar presidentin “Bartomeu që në një të ardhme të afërt ta vizitojë Kosovën për t’i parë mundësitë e mbështetjes që klubi i Barcelonës mund t’ua ofrojë talentëve të futbollit të Kosovës”, tha Limaj.

Ndryshe, Ronaldo dhe Bale ishin realizator për madrilenët ndërsa Lionel Messi dhe Luis Suarez shënuan për kampionët e ri të La Ligas. /Telegrafi/

Baby Boo