Fatmir Bytyqi tregon se sa qytetarë janë larguar për 8 vjetët e fundit


Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në konferencën e sotme për shtyp tha se janë alarmante shifrat e largimit të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut.

“Një e dhënë që sot e dëgjuam, që nga viti 2011, deri në vitin 2019 nga vendi ynë janë larguar 700.000 qytetarë, ose çdo i katërti ka ikur nga shteti. Edhe pse ky trend është ulur në periudhëne kovidit dhe më tej, për fat të keq paraqet problem serioz jo vetëm për bartësit e funksioneve publike dhe krijuesit e politikave, por edhe për të gjithë shoqërinë”, tha mes tjerash Bytyqi.

Bytyqi theksoi se ka vende të lira të punës në Maqedoni, por se si rrjedhojë institucionet duhet të krijojnë politika për rikualifikim të qytetarëve në tregun e punës.

“93,4% e të papunësuarve janë funksionalisht analfabetë, nuk përshtaten me tregun e punës, dhe përfundimisht mendoj se ka ardhur koha që të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm se duhet të ndryshojmë dhe të jemi aktivë në tregun e punës”, tha mes tjerash Bytyqi.

Baby Boo