Fatmir Beqiri i drejtohet Bashkësive Vendore dhe Shoqatave të Diasporës së Kërçovës (FOTO)


Fatmir Beqiri

Drejtuar, Bashkësive Vendore dhe Shoqatave të Diasporës së Kërçovës;

Të nderuar bashkëvendas, bashkëqytetarë të Kërçovës me rrethinë.

Sot, Qeveria ka sjellur edhe një vendim, i cili është në kundërshtim me sygjerimet, informacionet dhe vendimet e sjellura nga Këshilli Drejtues i ELEM, në lidhje me deponimin e mbeturinave në Xeheroren e T.C-Osllomesë.
Qeveria me këtë vendim hedh poshtë sygjerimet, mendimet dhe vendimin e Inspektoratit si dhe Ministrisë së Ekologjisë, e cila bazuar në ligjet e këtijë “vendi” doli me qëndrimin se;

“Nuk lejohet deponimi i mbeturinave në Xeheroren e TEC-Osllome ngase është në kundërshtim me rregullativat ligjere e që kanë të bëjnë me Deponitë… ”

Me një fjalē nuk ekziston ligj, për deponi të përkohshme… Me çka vendimi i Qeverisë ështē në kundërshtim me ligjin !!!

Apeloj të gjithë banorët e anës së Osllomesë që të bëhen bashkë dhe kundër këtijë “Vendimi”, i cili do t’u kushtojë jetë bashkë me gjeneratat që vijnë !!!

EDHE NJËHERË: KUSHDO QË TË JETË VENDIMI DHE NGA CILIDO QË ËSHTË SJELLUR, UNË SI FATMIR LIMANI NUK DO TË LEJOJ REALIXIMIN E TIJ.

Me këtë rast do të ndajë me Ju dhe opinionin e gjerë të gjithë rrjedhën e kësajë çështje përmes vendimeve të dokumentuara në vijim:

Baby Boo