Fatmir Arifi, drejtor i Inspektoratit të Ndërtimit ka blerë dy banesa dhe një makinë gjatë mandatit të tij, por nuk ka treguar origjinën e parave


Ndjekjen penale dhe shkarkimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimit, Fatmir Arifi, për shkak të pasurisë për të cilën nuk është siguruar dëshmi për origjinën e parave, kërkon Komisioni Kundër Korrupsionit.

Dy banesat, në Çair dhe Zhelezarë, si dhe një veturë prej 18 mijë eurosh i ka blerë gjatë mandatit të tij, ndaj është thirrur në intervistë dhe ka pohuar se përveçse është drejtor merret edhe me shit-blerje të veturave të përdorura dhe kështu e ka fituar pasurinë . Arifi nuk ka dorëzuar asnjë dokument për të vërtetuar pretendimet e tij për pronat kontestuese.

Anëtarët e antikorrupsionit do të paraqesin në Prokurori një nismë për fillimin e procedimit penal sipas nenit 359a, dënimi që i referohet fshehjes së origjinës së pasurisë së fituar në mënyrë disproporcionale, dënimi varion nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burg, si dhe si gjobë dhe konfiskim të pasurisë.

Baby Boo