Fatkeqësitë hekurudhore në Maqedoni, pasojë e pakujdesisë dhe kalimeve ilegale?!


Me tre raste të vdekjeve dhe tre persona të lënduar kanë përfunduar dy nga katër fatkeqësitë në hekurudhat e vendit nga fillimi i vitit, ndërsa Ndërmarrjet hekurudhore kanë regjistruar edhe dëme materiale.

Këto të dhëna janë vazhdimësi e gjendjeve nga vitet e kaluara, ku po ashtu janë evidentuar aksidente të shumta edhe krahas apeleve në kontinuitet nga institucionet për disiplinë më të madhe të vozitësve.

Në komentin e aksidentit të fundit me tre të vdekur që ndodhi në fund të muajit të kaluar në Romanovc të Kumanovës, drejtori i NP, Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura, Irfan Asani apeloi që maksimalisht të respektohen sinjalizimi në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore.

“Fatkeqësitë janë rezultat i pakujdesisë gjatë afrimit dhe kalimit në udhëkryqet e hekurudhës me infrastrukturën rrugore, por edhe kalimi i vozitësve në të ashtuquajturat kalime ilegale”, ka thënë Asani.

Sipas tij, përgjatë hekurudhës ka sinjalizim e cila është në funksion gjatë gjithë kohës.

Para secilit nga 300 vendkalimet legale rrugore, shton ai, kemi shenja stop dhe kryq Andrein, si kategori e parë, stop, kryq Andrein, semaforë, sinjalizim të zëshëm dhe me dritë, si kategori e dytë dhe si kategori, stop, kryq Andrein, sinjalizim të zëshëm dhe me dritë dhe rampat.

Si pasojë e aksidenteve, Ndërmarrjet hekurudhore në periudhën e kaluar shënojnë dëme materiale të pajisjes hekurudhore dhe të automjeteve qarkulluese. Buletinet e policisë regjistrojnë raste të vjedhjes së pjesëve nga hekurudhat, si dhe gjuajtje me gurë nda trenave, që reflekton në sigurinë në komunikacion

Baby Boo