Fatime Fetai: Pres që lu*fta për drejtësi të vazhdojë me ritëm më të fortë


Ish-prokurorja e PSP-së, Fatime Fetari prej sot edhe zyrtarisht është prokurore në Prokurorinë e Lartë në Shkup. Zgjedhjet e prokurorëve në Prokurorinë e Lartë dhe në Prokurorinë për Lu*ftimin e Kr*imit dhe Ko*rrupsionit ajo e vlerësoi si hap pozitiv në drejtim të rritjes së potencialit, dhe me këtë edhe të efikasitetit në lu*ftën kundër ko*rrupsionit dhe kr*imit.
Pas betimit të dhënë në Këshillin e Prokurorëve Publikë, prokurorja Fetai tha se hap pozitiv gjithashtu është vendosja transparencës në procesin e zgjedhjes dhe avancimit në Prokurorinë e Lartë në Shkup.

“Pres që lu*fta për drejtësi, lu*fta kundër kr*imit të vazhdojë me ritëm më të fuqishëm. Tani nga një pozitë më ndryshe dhe më të lartë, pres që sa më shpejt të zgjidhen edhe kolegët tjerë të ish-PSP-së dhe kolegë të tjerë të cilët janë dëshmuar si profesionistë””, tha Fetai.
Ndryshe, prokurorët e rinj në Prokurorinë e Lartë janë Fatime Fetai, Naum Panovski, Sasho Rajçev, Burim Rustemi dhe Snezhana Bundallevska – Georgieva.

Baby Boo