Fatime Fetai: Ka shumë materiale për rastin “Monstra” dhe do t’i dorëzoj të gjitha në gjykatë


Prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai paralajmëroi se deri te Gjykata do t’i dorëzojë të gjitha materialet që kanë të bëjnë me vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë.

“Do t’i dorëzoj të gjitha materialet, që kanë të bëjnë me rastin në fjalë, madje edhe ato të parëndësishmet”, tha Fetai, duke paralajmëruar se bëhet fjalë për numër të madh të materialeve.

Jo-zyrtarisht, nga Prokuroria Speciale deklaruan se do të lejojnë që edhe opinioni të jetë prezent kur të prezantohen “bombat”.

Seanca e radhës, në të cilën do të nxirren “bombat”, do të mbahet më 22 gusht prej orës 10:00.

Baby Boo