Fatime Fetai: Edhe pse avokatët mbrojnë dy të akuzuar, s’ka anulim të seancave gjyqësore


Avokati Dimitar Dangov, i cili e mbron të akuzuarin Sasho Srcev, nuk ka ardhur në seancën e sotme për rastin “Titanik 2”, sepse mbron të akuzuar tjetër në rastin e të “Enjtes së përgjakshme” për të cilin seanca është po ashtu sot. Pa praninë e tij seanca nuk mund të vazhdojë, transmeton Portalb.mk.

Gjykatësi Ognen Stavrev ka thënë se seanca është caktuar para një muaji, dhe kjo sjellje e avokatëve është joserioze për shkak të së cilës do ta sanksionojë Dangovin.

Prokurorja Fatime Fetau ka thënë se nuk do të lejojë të anulohet seanca për shkak të kësaj arsyeje. Avokati Boro Tasevski ka thënë se kanë pasur raste të ndryshme të PSP-së pas disa seanca e në të njëjtën ditë, dhe nuk mund të mbërrijnë në të gjitha. Gjykatësi ka dhënë pauzë për një orë.

Avokati i Mijallkovit, i akuzuar në rastin e “Titanik 2”, Lupço Shvërgovski ka thënë se ka prioritet lënda për të “Enjten e përgjakshme”.

Prokurorja Fetai ka deklaruar se e kupton arsyet personale të të akuzuarit Sërcev, por avokati tërë muajin e ka ditur se ka seanca në të dyja rastet dhe është dashur në kohë të sigurojë zëvendësim.

Në seancën e sotme është dashur të dëshmojnë katër ish anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Violeta Duma, Boris Kondarko dhe Subhi Jakupi.

Gjykatësit e Gjykatës Administrative Biljana Nikodinovska – Petrovska, Lidija Ivanovska, Bllagorodna Rangellova, Aneta Xhigerova dhe Gazmend Fejzula nuk janë përfshirë në akuzë edhe pse me kërkesë të gjykatëses Verka Petkovska, Këshilli Gjyqësor ua ka marrë imunitetin, ndërkaq Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e PSP-së për akuzën me çka ata kanë qenë të përfshirë.

Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, penalisht janë përgjegjës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete do të jetë përgjegjës për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”. Kjo është akuza e katërt për Mijallkovin pas “Arkës”, “Target-Fortesa” dhe “Tortura”.

Nga “bombat” e publikuara të LSDM-së, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Gjykata e Apelit i ka pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë.

Bisedat e përgjuara mund t’i dëgjoni më poshtë.

Baby Boo