Fati i rastit “Alfa” tek Prokuroria Publike: Për ta rikthyer lëndën ata kanë një fakt, që gjatë gjithë procesit të gjykimit është përshkruar qëllimisht gabim. Për të shmangur të vërtetën!


Emisioni “Pa Censurë” shfaqi videon, ku shihet se si është kryer vrasja në  vitin 2008 në Fakulteti Matematiko –Natyrorë në Shkup  (Degjo emisionin per rastin ALFA) .  Edhe pse u sensibilizua opinioni reagoi, reaguan  edhe deputetët. Njëri nga deputetët kërkoi  që ky video regjistrim për këtë vrasje të zbardhet (LINKU) por Prokuroria Publike  ktheu përgjigje deri tek deputeti  Rexhail Ismaili që parashtroi pyetjen, se nuk kanë kapacitet për të zbardhur këtë video. (LINKU)

Mirëpo, ajo që është shumë e rëndësishme të thuhet, ka të bëjë  me fazën në të cilën gjendet kjo lëndë.  Tanime  dy muaj kjo lëndë është dorëzuar deri në Prokurorinë Publike me iniciativë të familjarëvë, që për të njëjtën lëndë të shikohet parimi i ligjshmërisë.

Deri sa presim që prokuorit të cilit i është deleguar kjo lëndë, ta vlerësojë lëndën, do ta shkruajmë edhe publikisht, një nga shumë shkeljet që janë bërë në të, ku për të cilën  vuajnë me burgim të përjetshëm Agim Islami, Rexhail Qerimi dhe Almir Derpjanin.

Prej procedurave paraprake të hetimit, vendimin gjyqësorë  të Gjykatën Themelore, e deri në Gjykatën Supreme, shkruan se gjuajtësit ndiqen nga policia, por në fakt  është e kundërta. Në të gjithë gjykimet është përshkruar kjo video e vrasjes,  që është edhe kyçe për lëndën në version të kundërt nga pamjet vizuele. Në video shihet se vetura e policisë ikë, prej veturës së gjuajtësve! Në vendimet gjyqsore  thuhet se vetura “Golf 3” e policëve Alfa ka ndjekur veturën “Mazda” ngjyrë e kuqërremtë, pasi ka dyshuar në to. Ndërsa në video regjistrimin nga kamerat e sigurisë shihet se vetura “Mazda 323”,  hyn në parkingun e FMN e para me shpejtësi ( që është vetura e Alfave) ndërsa vetura që i ndejk , “Golf 3” i ndjek nga pas.

Do të thotë gjendja faktike është ndryshe, vetura e policise “Mazda 323” e kuqërremtë si që duket ka qenë në ikje nga sulmuesit, pasi ajo është e para që hyn në parking dhe gjithashtu nuk duket se policia merr hapa konkrete për arrestim të të dyshuarve.  Madje as nuk mundohen të dalin e të mbrohen, të marrin pozicione profesionale, qoftë të mbrojtjes apo të sulmit perballë sulmuesve. E gjithë kjo edhe përkundër kohës së mjaftueshme për poziocionim profesional policor.

Nga kjo pamje e qartë në video shihet se policët Alfa kanë pas një konflikt me sulmuesit.

Ajo që flitet në opinion është se kjo vrasje ka ndodhur si pasojë e konfliktit që kanë pasur Alfat për shpërndarje të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për një konflikt të grupeve kriminale.

Në një intervistë të fundit të dhënë për “TV21”(linku) deputeti Rexhail Ismaili mes tjerash deklaroi: “ Tek rasti “Alfa” njerëz të pafajshëm vuajnë burg, aty ka qënë një konflik që kanë pas grupe mafioze dhe kjo tani më është e qartë për opinionin”

Presim që prokuroria të  thotë fjalën e fundit. Të gjitha dëshmitë flasin për shkelje të mëdha dhe kundërthënje të shumta.

Baby Boo