Fati i PSP-së, VMRO-DPMNE do të hartojë ligj të ri


VMRO-DPMNE-ja opozitare do të propozojë ligj të ri për Prokurorinë Speciale Publike. Pas ngecjes së bisedimeve mes pushtetit dhe opozitës për fatin e PSP-së, VMRO thotë se ka formuar ekipin që po harton ligj plotësisht të ri sipas standardeve evropiane.

Sistemi juridik është i shkatërruar. VMRO-DPMNE do të propozojë ligj të ri për PSP-në i cili është në suaza të drejtësisë evropiane dhe rekomandimeve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Institucionet e drejtësisë nuk guxon që të shfrytëzohen për hesape politike. Përgjegjësi për çdo institucion do të ketë”- thonë nga VMRO-DPMNE.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska e cila udhëheq grupet e punës mes pushtetit dhe opozitës thotë për Alsat se propozimi i opozitës do të shqyrtohet por shprehet e prerë se amnistia e fshehtë, nuk do të pranohet.

Me padurim po e presim tekstin e VMRO-DPMNE-së. Kur do ta pranojmë, atëherë do të deklarohemi. Nëse ka përmirësime në tekst, gjithsesi se do të jenë të pranuara. Nëse ka amnesti të fshehur, nuk do të pranohet”, pohoi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Negociatat për Prokurorinë speciale publike, mes pushtetit dhe opzitës kanë ngrirë një kohë më të gjatë. Procesi u bllokua pasi VMRO-DPMNE kërkoi që Propozim ligji për PSP-në të shkojë për mendim në Komisionin e Venecias. Kjo për LSDM-në ishte e pa pranueshme. Mospajtueshmëri mes dy palëve ka edhe për nenin 105 të propozimit, ku opozita kërkon heqjen e tij, me qëllim që të shfuqizohen të gjitha akuzat e PSP-së të ngritura pas 30 qershorit 2017 përfshirë këtu edhe rastin e Speciales mbi financimin joligjor të VMRO-së.

Baby Boo