Kapet në Mal të Zi Predrag Vukojeviq, i dyshuar për masakkrën e Qyshkut


Policia në Mal të Zi ka arrestuar Predrag Vukojeviqin, nga Shabaci (Serbi), i dyshuar për masakrën e Qyshkut të Pejës, me ç’rast pjesëtarët e formacionit paramilitar serb “Çakallët” vrannë 41 shqiptarë civilë, njoftojnë mediat e Malit të Zi.

Zyrtarë të Drejtorisë së Policisë të MPB nga Qendra Rajonale e Policisë Kufitare “Jug” në Mal të Zi, në bashkëpunim me policinë e Tivarit, të premten ka arrestuar shtetasin e Serbisë me inicialet Predrag Vukojeviq (64) nga Shabaci, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Interpoli, raporton gazeta “Vijesti” e Podgoricës, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë, ndaj P.V ishte lëshuar fletarresti sepse i ishte shmangur vuajtjes së dënimit shtatë vjet burgim për shkak të veprës penale tregti me drogë dhe veprës penale vjedhje e rëndë, si dhe për arsye se duhej të zhvillohej procedura penale ndaj tij me dyshimin se ka kryer veprën penale krime lufte ndaj popullsisë civile në bashkëkryerje.

“Zyrtarët e Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare “Jug” dhe të Policisë së Tivarit, më 20 korrik, rreth orës 16 e 30 minuta, duke vepruar në bazë të informatave me rrugë operative sipas të cilave në territorin e Komunës së Tivarit ndodhen personi i kërkohet me fletarrest të Interpolit, në vendin e quajtur Utjeha, ka kapur një person duke kryer peshkim të palejueshëm, i cili me këtë rast zyrtarëve policorë u kishte dhënë të dhëna të rreme. Gjatë përpunimit kriminnalistik në Qendrën Policore të Tivairt është vërtetuar se bëhet fjalë për P.V dhe se ai kërkohej për dy arsye nga ana e Interpolit të Beogradit, për të vuajtur dënimin me burg me kohë shtatë vjet për shkak të veprës penale tregti me droggë dhe veprës penale vjedhje e rëndë, si dhe për shkak të zhvillimit të procedurës penale për dyshimet se ka kryer veprën penale krimee lufte ndaj popullsisë civile në bashkëkryerje”, citon “Vijesti” njoftimin e policisë, transmeton Koha.net.

P.V. dyshohet se gjatë luftës në Kosovë më 1999 ka vrarëë, torturuar dhe plaçkitur civilë me përkatësi kombëtare shqiptare.

Baby Boo