Fansat të bindur më shumë se kurrë: ‘Simpsons’ parashikoi Koronavirusin që në vitet ’90


Fansat e “Simpsons” janë të bindur se shfaqja parashikoi përhapjen e Koronavirusit, dhe kanë edhe prova për këtë.

Po, seriozisht. Disa fanatikë të serialit kanë sugjeruar në mediat sociale se krijuesi i “Simpsons”, Matt Groening, e parashikoi këtë në vitet ’90.

Ishte viti 1993 kur ata kanë transmetuar një episod i cili trajton shpërndarjen e Osaka Flu, një epidemi me origjinë japoneze.

Gjithçka nis me një pako postare që nisej nga një fabrikë në Azi e që përmbante një shtrydhëse frutash, të porositur në telefon nga Homeri.

Pak para se të paketohej dhe dërgohej, një punonjës i fabrikës i sëmurë, kollitet mbi pako. Pasoja është ardhja e virusit dhe përhapja me shpejtësi në SHBA, siç po ndodh me Koronavirusin.

Kaq mjaftoi që në Twitter të shpërthejnë komentet në lidhje me ngjashmëritë midis episodit – i cili u transmetua 27 vjet më parë, dhe çfarë po ndodh në ditët e sotme.

Kjo nuk është hera e parë që “Simpsons” shihen si parashikuesit më të mëdhenj dhe sigurisht nuk do të jetë as e fundit!

Baby Boo