Familjet shqiptare paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon


Familjet shqiptare, në faturën finale të dritave, 62 për qind e paguajnë për energjinë, çka tregon për një kosto të lartë prodhimi apo sigurimi të saj dhe kalimin tek konsumatori final. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë publikoi një raport të fundit, ku ka bërë një ndarje të të gjithë zërave brenda faturës që paguan një familjar në vendet që janë pjesë e Komunitetit, ku Shqipëria mban edhe rekordin për çmimin më të kripur të energjisë. Serbia, nga ana tjetër, ka koston më të ulët me 33 për qind të saj në totalin e faturës së një konsuamtori.

Por duket se për vendin tonë, kompensimin deri diku e bën kostoja e ulët e rrjetit. Shqipëria renditet si vendi me koston më të lirë të rrjetit që i trasnmetohet një konsumatori familjar, ku në faturë ky aspekt zë 21 për qind, teksa në Kosovë kostot e rrjetit zënë 49 për qind. Taksat në faturë në vend cilësohen zero kurse Tatimi mbi Vlerën e Shtuar i ndarë llogaritet se zë 17 për qind të faturave aq sa zë edhe në Malin e Zi dhe në Serbi.

Baby Boo