Tre ditë nga tragjedia në Bullgari, edhe pse kufomat e viktimave ende nuk janë sjellë në vend, familjarët po mbajnë të hapura dyert për ngushëllime. Gazetarja Melihate Rrustemi gjatë ditës vizitoi disa familje që kanë humbur më të dashurit e tyre në aksidentin tragjik, ndërkaq tani është pranë familjes Jahi e cila humbi 8 anëtarë të saj.