Familjarët e tre të dë*nuarve për kon*fliktin në “ Lagjen e Trimave” ak*uzojnë drejtorin e bu*rgut të Shutkës


Familjarët e tre prej të dë*nuarve për kon*fliktin në “ Lagjen e Trimave” kërkuan nga drejtori i Bu*rgut të Shutkës, Filip Andov, që të jap sqarim se përse Arsim Bajrami, Musadik Pajaziti dhe Elham Arifi nuk lejohen që të shfrytëzojnë të drejtën për të kaluar fundjavën në shtëpi. Sipas tyre, të bur*gosurit i plotësojnë kushtet e parashikuara në Rregulloren për Rend Shtëpiak, që ka hyrë në fuqi në qershor të vitit 2020.

Githashtu edhe nga komisioni përkatës është miratuar se Arsim Bajramit i takon shfrytëzimi i lirisë së kufizuar i quajtur “ Vikend” Megjithatë drejtori i shtëpisë ndë*shkuese nuk sjell vendim. Kjo do të thotë se dëshira dhe kapriçot e drejtorit vlen më shumë se ligji dhe gjithçka tjetër në vend- tha një familjar.

I kontaktuar nga mediat, drejtori i Bur*gut në një përgjigje me shkrim nuk jep përgjigje konkrete por vetëm se citon dispozitën e rregulloren ku thuhet se përveç kushtit për harkun kohorë, përfitimi i një të drejtë të tillë varet edhe nga sjellja e mirë dhe angazhimi për punë.
Të bur*gosurit ank*esën e tyre e kanë dorëzuar tek disa institucione, në mesin e të cilëve edhe tek Avokati i Popullit. Naser Zyberi, tha se ankesa e të bur*gosurit Arsim Bajrami ka mbërritur tek ky institucion më 10 mars dhe për rastin në fjalë është hapur lëndë.

Kuptohet nëse ato ank*esa janë të bazuara në ligj dhe në ak*tet tjera nën ligjore, Avokati i Popullit, do të konstatojë situatën dhe do të bëjë rekomandim për tejkalimin e gjendjes së krijuar. Rekomandimi menjëherë do t’i dorëzohet Drejtorisë së Bur*gut për zbatim dhe në këtë mënyrë të tejkalohet situata. Nëse Drejtoria nuk i përgjigjet rekomandimeve, komfort ligjit kam te drejtë të bëj raport të veçantë e ta dorëzoj në ministrinë e drejtësisë, Nëse edhe kjo nuk merr masa, i drejtohem qeverisë dhe e bëj raportin publik.- deklaroi Sinkron: Naser Zyberi- Avokati i Popullit.
Sipas Rregullores në fjalë të bur*gosurit fitojnë një të drejtë të tillë kur deri në plotësimin e gjysmës së dë*nimit mbetet edhe një vit.

Baby Boo