Familjarët e marrin të moshuarën që u rrah nga Aurona Pelaj


Familjarët e së moshuarës që u keqtrajtua në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, thanë se për rastin kanë kuptuar pas katër ditësh. Në një prononcim për medie, ata rrëfyen të mërkurën se e moshuara me inicialet M.N., ka një vit që gjendet në atë shtëpi, ndërsa tash po i përgatisin dokumentet për ta tërhequr nga aty. Shtëpia e pleqve “Orenda” publikoi një vendim të mërkurën ku thotë se një ditë më parë (të martën), ka suspenduar nga puna infermieret A.P., A.R., R.K. dhe G.N., për shkak të sulmit ndaj të moshuarës.

Baby Boo