Familjarët e 33 vjeçarit nga Peja me një mesazh të dhimbshëm për vrasjen e tij në Itali


33 vjeçari nga Peja, Gzonit Kelmendi, është kosovari i cili ka mbetur i vdekur nga një tunizian në Itali.

Një nga familjarët e Gzonit Kelmendit ka shkruar në Facebook se mungesa e tij nuk do të plotësohet kurrë dhe se kujtimi për të do të jetë pjesë e jetës së tyre përgjithmonë.

“Mungesa jote është zbrazeti që nuk plotesohet kurr, ndërsa kujtimi për ty do të jete pjes e jetës tonë përgjithmonë.
Pushofsh i qetë në xhehnet..Gzonit (Haxhi) Kelmendi”, ka shkruar Blerim Rexhbogaj, transmeton Gazeta Metro.
Por si rrodhi kjo ngjarje e rëndë?

Natën e diel(17 nëntor), Gzonti Kelmendi kishte dalur në një lokal të Firenzes pas mesnatës, por aj lokal dhe ajo natë ka rezultuar të jetë fatale për të.

Një tunizian i cili ishte brenda lokalit, ku edhe ka filluar sherrin me Kelmendin nga Peja, por kjo përplasja fizike e cila kishte nisur ishte ndalur nga punëtorët e lokalit.

Por, për tunizianin ky sherr nuk kishte mbaruar me kaq, ai kishte shkuar në banesën e tij dhe kishte marr një thikë, ku e priste 33 vjeçarin nga Peja në rrugë dhe e sulmoi brutalisht duke e mbytur.

Goditja nga ai kishte qenë në fyt dhe në pjesët e trupit, goditje këto që ishin shumë të rënda.
Kujtojmë se Gzonit Kelmendi vjen nga Peja dhe kishte shkuar në Pejë që të punonte sikurse shumë kosovarë të tjerë që gjenden jashtë vendi.

Baby Boo