Familja tetovare rrezikon të mbetet në rrugë! Drejtori i strehimores u thotë të gjejnë zgjidhje tjetër


Po qëndrojnë në derë, e nuk e dinë se çfarë do të ndodh me fatin e tyre.
Kjo është familja Ajetovski nga Tetova, e cila ka 8 vjet që jeton në strehimoren Çiçino në Shkup.
Por dje kanë marrë një lajm të keq. Drejtori i Qendrës sociale në Tetovë Darko Obadiç u tha se duhet ta lëshojnë strehimoren, pa ua treguar arsyen.

Kryefamiljari ka mbetur i shokuar dhe pa zgjidhje.
Tahir Ajetovski: “Le të më gjejnë një barakë, le të jetë edhe me teneqe, edhe me llamarina le të jetë, vetëm ta di ku t’i dërgoj unë fëmijët. Unë i kamë katër fëmijë unë edhe gruaja jemi 6 persona tani është dimër ku të shkojë”.

TV21: A iu tregoj arsyen drejtori?
Tahir Ajetovski: “Jo Jo”.
Gruaja e Tahirit thotë se nuk marrin as ndihmë sociale. Kanë fëmijë të vegjël, ndërsa nusja është shtatzënë, e nëse i nxjerrin nga kjo strehimore do të mbesin rrugëve.
Luljeta Ajetovska: “Ku të shkoj unë, burri nuk punon, ndihmë sociale nuk marr, asgjë nuk varem nga asgjë”.

Baby Boo