Familja tenton të kalojë kufirin me të afërmin e vdekur, duke pretenduar se “po fle”


Të afërmit në zi të një burri që vdiq në epiqendrën e koronavirusit në Ekuador, u përpoqën ta kalonin mes një postblloku ushtarak duke pretenduar se po flinte.

Gjatë kontrollit të ushtarakëve që dyshuan ndaj burrit që nuk reagonte, familja insiston se është në gjumë, teksa përpiqen ta nxjerrin jashtë qytetit ku janë mbaruar arkivolët dhe vendet e varrimit.

Në video, dëgjohen shoferi dhe një nga pasagjerët që i thnë ushtarëve: “Është duke fjetur”.

Ushtari që qëndron pranë një punonjësi shëndetësie i përgjigjet: “Zgjoje pak të lutem”.

Ushtarai më pas ngre zërin dhe i thotë familjes së nuk mund të vazhdojnë udhëtimin e tyre nëse i afërmi nuk zgjohet për t’i treguar pasaportën.

Më pas familjarët duket se dorëzohen dhe tentojnë një tjetër rrugë. Një prej tyre i thotë ushtarit: “Ai sapo vdiq”.
Guayaquil, në jugperëndim të brigjeve të Ekuador, ka pësuar shembje të shërbimeve shëndetësore dhe të funeraleve prej epidemisë së koronavirusit.

Raportimet thanë se burri në fjalë vdiq nga koronavirusi dhe të afërmit u zunë në panik kur iu tha se nuk kishte vend për varrim në qytet.

Por policia vendase zbuloi sot se viktima ishte një 62 vjeçar që kishte pësuar një arrest kardiak si pasojë e diabetit.
I vdekuri ishte me maskë në fytyrë, me xhinse dhe bluzë të bardhë.

Kreu i policisë Alejandro Munoz tha se rrjedhimisht familja u lejua të vazhdonte udhëtimin e tyre tragjik.
“Ata u lejuan të vazhdonin me trupin kur shpjeguan situatën, por vetëm me një të afërm në makinë që ishte i biri. Të tjerët u nxorrën nga makina. Kishin çertifikatën e vdekjes dhe një makinë i shoqëroi të një doktor, që konfirmoi se nuk kishte vdekur nga koronavirusi por nga ataku kardiak”,tha ai.

Baby Boo