Familja shqiptare ndalohet në Kroaci, e kishin mbushur makinën me drogë

Një familje shqiptare u ndalua vonë natën e kaluar në kufirin nga Mali i Zi në Kroaci, ndërsa me vete kishin edhe 53 pako marijuanë të fshehur në makinë.

Baby Boo

Shoferi 41-vjeçar, gruaja e tij dhe fëmijët e vegjël të gjithë nga Shqipëria po tentonin të hynin në Kroaci me 53 pako që përmbanin 23 kg marihuanë dhe 8 pako të tjera me 5 kg marihuanë.

Policia kufitare ndaloi makinën pas dyshimeve të lindura për shkak të erës së fortë që vinte prej saj.

Ata pastaj kryen një kërkim të hollësishëm dhe gjetën drogën të fshehur nën makinë dhe vendet e pasagjerëve.