Familja nga Shqipëria, apel për ndihmë për të operuar vajzën


Ai është nga qyteza e Peqinit rrethina e Librazhdit të Shqipërisë.Asqeri Hyskja, së
bashku me gruan e tij dhe pesë fëmijët tash e pesë vite jetojnë në Tetovë. Ndonëse
ende nuk ka rregulluar tërë dokumentacionin, megjithatë ai ka arritur që të
regjistrojë të gjithë fëmijët në shkollën fillore Andrea Saveski Kikish.Punon punë
krahu në Tetovë ndërsa jeton me qirra në një shtëpi me kushte jo të mira për
jetesë.Por, banimi nuk është problemi I tij, as ushqimi, por vajza Anisa 7 vjeçare e
cila ka probleme me kyçet.Ajo këtë problem e ka pësuar gjatë kohës së lindjes në
Spitalin e Librazhdit.Operacioni kushton shumë për këtë vajzë, ndërsa ai vet nuk
mund të përballojë harxhimet.
Sikur problemet dhe hallet e kësaj familje të mos kenë fund vetëm me këtë
problem.Probleme shëndetësore kanë edhe dy fëmijët tjerë, djali Antonio 8 vjeçar
dhe Elandra 6 vjeçare.
Krahas këtyre problemeve edhe vet burr e grua kanë problem shëndetësore, por ata
I kanë harruar dhimbjet e tyre vetëm për të shëruar fëmijët.
Të gjithë ata që kanë mundësi për të ndihmuar këtë familje, mund të drejtohen në
numrin e telefonit 071 973 368. Kjo familje 7 anëtarëshe jeton në lagjen Cetinsk të
Tetovës, në një shtëpi që nuk plotëson kushtet elementare për jetesë, por kjo
familje kërkon ndihmë për operacionin e vajzës dhe jo për mëshirë./TV KOHA