Familja mbretërore shfaqet në ballkon pas tri vjetësh


Shfaqja e parë e familjes mbretërore në ballkon pas tre vjetësh dukej ndryshe. Hera e fundit që familja u mblodh për të përshëndetur turmën jashtë Pallatit Buckingham ishte në vitin 2019, përpara pandemisë COVID-19, kur në mesin e 17 personave ishte edhe Princi Harry, Meghan Markle dhe Princi Andrew.

Kësaj radhe, të pranishëm ishin vetëm anëtarët e familjes që janë aktualisht pjesë e detyrave mbretërore, të cilët e vendosën Mbretëreshën 96-vjeçare në qendër për festimin e Jubileut Platinum. Të pranishëm ishin Princi Charles dhe Camilla Parker Bowles, si dhe Princi William, Kate Middleton dhe tre fëmijët e tyre.

Më i vogli, Princi 4-vjeçar Louis, ishte më ekspresivi në ballkon dhe në një moment hapi gojën dhe mbuloi veshët ndërsa avionët e zhurmshëm fluturonin sipër. Disa fytyra më pak të njohura iu bashkuan grupit gjithashtu, përfshirë kushërinjtë e Mbretëreshës, Princi Richard, Duka i Gloucester dhe Princi Eduard, Duka i Kentit, si dhe gratë e tyre, Birgitte dhe Katharine.

Çdo qershor, ka një paradë të quajtur Trooping the Colour, që shënon ditëlindjen zyrtare të Mbretëreshës, ndërsa këtë vit përkon me Jubileun Platinum që shënon 70-vjetorin e saj në fron. Mbretëresha njoftoi paraprakisht se në ballkon do të shfaqeshin vetëm anëtarët e familjes me detyra mbretërore. Kjo nënkuptonte se nuk ishin Harry dhe Meghan, të cilët u larguan nga detyrat mbretërore në janar të vitit 2020. Gjithashtu mungonte Princi Andrew, të cilit iu hoqën detyrat në nëntor të 2019 për shkak të lidhjeve të tij me Jeffrey Epstein.

Baby Boo