FALSIFIKONTE PRODUKTET USHQIMORE, AKU BLLOKON PËR TË DYTËN HERË MAGAZINËN NË DURRËS (DETAJE-EMRI I PRONARIT)


AKU në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore, kryesisht në produktet e mishi dhe nënproduktet e tij, bylmetra, lëngje e pije, drithëra etj. – në funksion të verifikimeve për zbatimin e standarteve higjeno-sanitare dhe tekniko-teknologjike, monitorimit të elementëve të cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqiore (afati përdorimit të tyre ,skadencave, praktikave falsifikuese dhe mashtruese) përmes edhe ekzaminimit laboratorik, ka patur në vëmëndje edhe kontrollin lidhur me vajin e ullirit.

Kështu pas verifikimeve dhe ekzaminimeve laboratorike të produktit të emërtuar ‘vaj ulliri’ Qeparo, të nxjerrë në treg nga shoqëria Skerdilajd Drabo me nr Nipt L41722505L me adressë Sukth Durrës, rezultoi se karakteristikat e tij nuk përputhen me vajin e ullirit siç është emërtuar në etiketë, pra është i manipuluar në këtë drejtim.

Mbi bazë të kësaj gjetje dhe verifikimeve të mëtejshme në subjekt u konstatuan shkelje ligjore : etiketim i parregullt, mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, mos zbatim me rigorozitet të planit HACCP, për rrjedhojë ndaj subjektit u mor masa administrative në total 620.000 (gjashtëqind e njëzet mijë) lekë, si dhe bllokim i sasisë 100 litra vaj që u gjen në subject.

Theksojmë se për shkak të mungesës së gjurmueshmërisë, nuk është bërë ende e mundur identifikimi i marketeve dhe njësive të tregëtimit apo shërbimit të cilat ky subjekt i ka furnizuar me këtë produkt të falsifikuar.

Gjithashtu reuzlton se ky subject ka qenë edhe më herët objekt kontrolli i AKU!

Kështu ndërsa në të gjitha kontrollet e para tetorit 2017 subjekti ka rezultuar në rregull, madje edhe ekzaminimet laboratorike të vajit të “ullirit” Qeparo të prodhuar prej tij kanë dal konforme, nga kontrolli i dates 25 tetor 2017 subjekti ështe konstatuar me problematika serioze:

– Nuk kishte liçencë për ushtrimin e veprimtarisë së tij përpunuese.

– Ekzaminimet laboratorike kanë konfirmuar se karakteristikat e tij nuk përputhen me vajin e ullirit siç është emërtuar në etiketë, pra ishte i përzierë me lëndë të huaja të ndryshe nga vaji i ullirit, duke mashtruar në këtë mënyrë konsumatorin.

– Etiketat ishin të miratuara nga AKU fiktivisht në kundërshtim me ligjin

për rrjedhojë ndaj subjektit janë marrë masa administrative “Gjobë” prej 800 000 lekë si dhe ishte bërë ndalimi i menjëhershëm i ushtrimit të aktivitetit.

Ky aksion i AKU është përcjellë në ate kohë edhe nga media http://www.newsbomb.al/skandal-ne-durres-aku-mbyll-stallen-ne-te-cilen-falsifikoheshin-produkte-ushqimore-97176 (Lajmi në newsbomb.al një vit më parë)

Gjithashtu lidhur me këtë fakt rasti është kallëzuar edhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, shkak për të cilin ka nisur procedimi penal nr 2019 datë 30.10.2017.

Ndërsa përmes vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës nr 170 datë 15.3.2018, administratori i subjektit i pandehuri Fatmir Drabo është deklaruar fajtor për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 288/a i Kodit Penal “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” dhe është dënuar penalisht me gjobë.

Subjekti pasi ka kryer investime për përmiresim kushtesh e masa të tjera, ka bërë kërkesë në AKU për liçencim dhe miratim etiketash të cilat i janë miratuar në fundin e muajit Mars të vitit 2018.

Sikurse shihet ky subjekt dhe produkti vaji i ‘ullirit’ të prodhuar prej tij në kohën kur është kontrolluar nga administrate e mëparshme, me standarde parazite dhe inspektime fiktive, rezulton se abuzuesi është konfirmuar në rregull edhe pse pa liçencë për përpunimin vajit të ullirit, ndërkohe që mbas dates 25 tetor ky aktivitet eshte gjobitur me 8 milione leke, i eshte bllokuar njehere aktiviteti dhe eshte denuar penalisht per Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” .

AKU vijon kontrollet, ekzaminimet dhe shqyrtimin e të dhënave që disponojmë për të ndaluar çdo abuzues e flasifikues të ushqimeve, duke mashtruar në mënyrë tepër të rëndë konsumatorin shqiptar.

Rasti në fjalë vijon në investigim e shqyrtim për masa të tjera.

Baby Boo