Falsifikonin mallrat ushqimorë, arrestohen 9 persona e procedohen 22 të tjerë


Policia e Shtetit ka zhvilluar operacionin ndërkombëtarë të koduar “Opson 8” nga ku 9 persona janë arrestuar në flagrancë dhe 22 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Operacioni i mbështetur prej kater vjetesh nga EUROPOL e INTERPOL kishte si synim goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit e trafikimit të produkteve ushqimore dhe pijeve nën/standarde dhe të falisfikuara.

Operacioni u zhvillua në të gjitha qarqet e vendit, nga ku u kontrolluan rreth 244 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti si dhe u sekuestruan mallra të shumtë ushqimorë që kapnin vlerën e rreth 160 000 USD.

Konkretisht u sekuestruan: Mish i ngrirë në sasinë 2534 kg; Verë në sasinë 8560 litra; Kafe 372 kg; Djath 700 kg; Sallamra dhe nënprodukte 264 kg; Pije të forta alkoolike 52 litra; Pije freskuese 100 litra; Ujë mineral 1450 litra; Vajra vegjetale 66 litra,Vezë 4500 kokrra; Fruta të thata 85 kg; Patatina kubeti 600 njësi etj.

Policia ka proceduar penalisht gjithësej 8 subjekte ndërsa ka shpallur në kërkim dhe një person.

Baby Boo