Falet namazi i teravisë së parë në Washington


Qindra muslimanë që jetojnë rreth Washington DC, kryeqytetit të SHBA-së, u mblodhën në Xhaminë e Qendrës së Dijanetit të Amerikës (DCA), një nga xhamitë më të mëdha në vend, për faljen e namazit të teravisë së parë të muajit të Ramazanit.

DCA, që ndodhet brenda kufijve të shtetit Maryland, gjysmë ore nga Washington-i, u bë vendi i parë i adhurimit për turqit që jetojnë në rajon dhe myslimanët amerikanë me origjina të ndryshme etnike. Shumë njerëz nga Maryland, Washington dhe Virginia e falën namazin e parë të taravisë dhe përjetuan gëzimin e arritjes së muajit të Ramazanit.
DCA gjithashtu do të presë shumë organizata për iftar dhe ngjarje të ndryshme të Ramazanit gjatë gjithë muajit të bekuar./Anadolu Agency (AA)/

Baby Boo