“Faleminderit dashuria ime”, Cristiano Ronaldo merr dhuratën luksoze nga bashkëshortja (FOTO)


Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, i ka blerë një dhuratë luksoze për Krishtlindje këtë vit, një makinë Rolls Royce. Ronaldo është parë në Instagramin e tij duke kaluar kohë në shtëpi me familjen e tij dhe duke marrë disa dhurata shumë luksoze nga partnerja e tij që duket të jetë një Rolls Royce krejt e re, e cila mund të vlerësohet me një çmim mbi 250 mijë funte (284 mijë euro).

Ronaldo postoi dhuratën e tij të re në Instagram që ishte e mbështjellë me një fjongo të kuq. Familja e futbollistit u fotografua e ulur në makinë përkrah një burri të veshur si babadimri. “Faleminderit dashuria ime”, ka shkruar Ronaldo sipër imazhit që postoi në InstaStory për 523 milionë ndjekësit.

Baby Boo