Faktorizohet vota shqiptare për emërimin e prokurorëve!


Këshilli i Prokurorëve të Maqedonisë me datë 13 të këtij muaji, me fillim nga ora 11 duhej të emëronte prokurorë të rinj, të cilët do të zëvendësonin prokurorët që u kish skaduar mandatet ose disa nga to të që janë pensionuar, gjithashtu do të bëhej edhe emërimi i shefave të departamenteve thuajse në të gjithë prokurorinë e vendit, bashkë me shefin e departamentit për krim te organizuar.

Portali Pa Censurë, nga burime të afërta në Këshillin e Prokurorëve kuptoi se seanca është anuluar, dhe nga burimet tona jo zyrtare, kuptuam se pikërisht anëtaret shqiptar të Këshillit të Prokurorëve, Arbër Isaku dhe Mexhit Jusufi, ishin arsyeja e anulimit te seancës. Ata nuk janë pajtuar për disa emërime gjithashtu kanë kundërshtuar emërimin e shefit të krimit te organizuar.

Të njëjtit nuk pranuan qe ta përkrahin kandidatin Ermond Nezir (torbesh), si shef të departamentit për krimit të organizuar, për arsye se kanë vlerësuar për të njëjtin se nuk i plotëson kushtet për udhëheqjen e atij pozicioni. Edmondi është propozim i kryeprokurorit Lubomir Jovevski, mirëpo fatkeqësisht nuk e kishte përkrahjen e anëtarëve shqiptar me çka edhe dështoi emërimi i tij.

E njëjta seancë për emërim ishte caktuar për më datën 01.06. 2018, ku pas disa mospajtimeve mes anëtarëve të këtij këshilli, seanca u anulua për më datë 13 të po këtij muaji, mirëpo fatkeqësisht edhe seanca e sotshme e kishte fatin e njëjtë. Seanca e radhës është caktuar për më datën 20 të këtij muaji.
Mbetet te shohim në seancën e radhës se cili do te jetë epilogu i këtij konkursi !!!

Baby Boo