FAKTE SESI KOMPANITË E NDËRTIMIT RREZIKUAN JETËN E PUNËTORËVE NË ERËRA TË FORTA


Kompanitë e ndërtimit në Prishtinë, gjatë ditës së sotme, kanë rrezikuar jetën e punëtorëve, duke i detyruar të punojnë edhe gjatë kohës kur po mbretëronin erëra të forta në kryeqytet, shkruan Insajderi.

Insajderi ka siguruar një video, teksa shihen disa punëtorë të një kompanie në Lagjen e Muhaxherëve, e që punëtorët nuk e ndalnin punën, përkundër erërave të forta në atë zonë.

E kërkesë ndaj qytetarëve që të mos dalin në hapësira të hapura, e aq më pak të punojnë nëpër vende që mund të jetë rrezik për ta, e ka kërkuar kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Ai ka kërkuar nga banorët e kryeqytetit që të qëndrojnë nëpër vende të mbyllura, dhe të kenë kujdes gjatë qëndrimit nëpër vende të hapura.

“Për shkak të erërave të forta në Prishtinë lusim qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura. Për çdo emergjencë lajmërohuni në 080012233 ose 080012244”, ishte kërkesa e Ahmetit.

Për shkak të erërave të forta dhe punëve në kompani të ndërtimit, ka pësuar një 53 vjecar sot në Prishtinë.

Ai është rrëzuar nga një ndërtesë në Lagjen Arbëria dhe si pasojë e plagëve të marra, ka vdekur në momentin e arritjen në QKUK, diku rreth orës 18:00.

Këtë e ka konfirmuar , zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Baby Boo