Fajtorët e dështimit të Argjentinës


Tifozët, në kësi rastesh, kërkojnë që të gjejnë patjetër fajtorin e dështimit.
Argjentina e Botërorit “Rusi 2018” është paraqitur shumë dobët dhe ndodhet shumë pranë eliminimit që në fazën e grupeve.Goleada që pësoi ndaj Kroacisë ishte konfirmimi i një projekti pa krye, një plani loje shumë të keq dhe një krize që nuk di të përfundojë për bardhekaltrit.Tifozët, në kësi rastesh, kërkojnë që të gjejnë patjetër fajtorin e dështimit.Ne mendojmë se ata janë 5 dhe kanë emër e mbiemër, transmeton “TCH”.Leo Messi – Është fajtor sepse e konsiderojnë lojtarin më të mirë në botë, sepse e vendosin në të njëjtin nivel me Maradonën dhe duke qenë figura kryesore e skuadrës ka më shumë përgjegjësi se të tjerët. Ndaj Islandës gaboi në momentin më përcaktues të ndeshjes, duke mos shënuar dot 11-metërshin që mund t’i jepte fitoren ekipit. Ndaj Kroacisë u vërdallis në fushë, duke pasur shumë pak kontakt me topin. Më e keqja, duket se është dorëzuar i pari…Willy Caballero – Gabimi trashanik ndaj Rebic ishte nisja e fundosjes për Argjentinën. Një gabim i pakuptueshëm në një ndeshje Botërori dhe në një moment delikat për ekipin. Shumë dyshonin për këtë portier dhe tashmë kanë gojë të flasin. Ndeshjen e fundit mund ta shikojë nga stoli.Jorge Sampaoli – Kur skuadra humb, përgjegjësia bie mbi trajnerin në radhë të parë. Ndryshoi skuadrën për ndeshjen me Kroacinë, por në vend që t’i rregullonte, i përkeqësoi gjërat. Futi në formacion Enzo Perez, një lojtar që nuk e kishte marrë në listën e 23 të grumbulluarve, por që u fut në listë pas dëmtimit të Lanzinit. Preferoi lojtarë të fortë përpara atyre të talentuar si Dybala apo Pavon.Enzo Pérez – I ftuari surprizë në “funeralin” e Argjentinës hyri në formacion kur askush nuk e priste. Humbi një rast të pastër kur ndeshja ishte 0-0.Sergio Agüero – Shënoi një gol spektakolar ndaj Islandës, por ndaj Kroacisë u paraqit shumë dobët. Më shumë i dha skuadrës Higuain në 5 minutat e para që hyri në lojë sesa Aguero gjatë gjithë ndeshjes.

Baby Boo