“Facekini” – kinezët quditin botën me paraqitjen e re në plazhe


Përveç bikinit, kinezët tani mbajnë edhe” facekini”, një maskë nga pëlhura që janë krijuar për të parandaluar djegien e fytyrës kur notoni në plazh.
Facekini në të vërtetë ju bën të dukeni si një fantazmë- ka hapje vetëm për sytë, gojën dhe hundën.

Megjithëse kjo tendencë fitoi audiencë më të gjerë këto ditë, maska ​​u shpik në të vërtetë në vitin 2004 nga projektuesi Zhang Shifan, një ish-kontabilist në qytetin kinez Qingdau, ku u përhap për herë të parë kremi i pazakontë i diellit.
Përveç mbrojtjes nga rrezet ultravjollcë, kjo maskë parandalon edhe kafshimet e insekteve, por edhe djegiet nga kandilat e detit, të cilat janë shumë të zakonshme në këtë vend kinez.

Baby Boo