Facebook prezanton syzet VR me shikim transparent


Studiuesit e Facebook Reality Labs kanë publikuar punën e tyre më të re, një prototip të syzeve VR (realitet virtual) i përbërë me dy ekrane të jashtme, që tregojnë sytë e personit që i përdor.
Sipas hulumtuesve të rrjetit social, qëllimi është të sigurohet kontakt më i madh pamor midis përdoruesit dhe botës përreth, veçanërisht kur ka më shumë njerëz në të njëjtën dhomë dhe kur përdoret i ashtuquajturi funksion “passthrough”.

Kjo bën të mundur kalimin nga pamja gjithëpërfshirëse e aplikacioneve dhe lojërave në atë transparente të realitetit, megjithëse me një vonesë në përgjigjen e lëvizjeve.
Studiuesit kanë zhvilluar një zgjidhje të teknologjisë së lartë për problemin, duke montuar jo xham transparent, por një sistem dixhital përfaqësimi, i saktë në proporcione dhe thellësi.

Për vëzhguesit e jashtëm duket se syzet tregojnë sytë e përdoruesit, por thellësia e dukshme është një iluzion i krijuar nga një ekran i fushës së ndritshme, i jashtëm për objektin.
“Nëse do të kishim përdorur një ekran klasik, do t’i kishim parë sytë të luhateshin nga njëra anë në tjetrën, larg një fushe koherente të shikimit, që, në fakt, nuk është e pranishme kur vini diçka në fytyrë”, shpjeguan teknikët.

Baby Boo