Facebook preket nga një virus që po u fshin postet miliona përdoruesve


Postet e ndryshme, lajmet dhe përditësimet në facebook fshihen nga një virus ende i pa njohur i cili ka prekur këtë gjigand të rrjeteve sociale.

Çdo post apo lajm i vendosur sot në faqet e ndryshme në facebook po fshihen vetvetiu, madje edhe pasi njerëzit në mënyrë manuale i kanë postuar ato.

Miliona njerëz raportojnë se kanë shpërndarë një post apo përditësim në faqen e tyre, vetëm për të inspektuar se është zhdukur ose jo pasi është postuar.

Në faqet Facebook’s developer, përdoruesit prej orëve të para të mëngjesit të sotëm janë po raportojnë se mesazhet e arritura në kutin elektronike postare po u zhduken brenda disa minutave, po ikin pa gjurmë.

Ky problem si duket ka prekur vetëm disa faqe të në facebook dhe disa lloje postesh.

Duket se ende është e pamundur të shihet nëse posti është zhdukur pa mos e kontrolluar manualisht.

Edhe problemi më i vogël kompjuterik në facebook mund të jetë i madh për facebook-un, pasi këtë rrjet social e përdorin më shumë se një miliard njerëz.

Baby Boo