‘Facebook’ po punon për të zgjidhur problemin në sistem


Kanë kaluar rreth tri orë që kur njerëzit janë duke pasur probleme për tu qasur në rrjetin social ‘Facebook’.

Për këtë problem ka reaguar edhe vetë rrjeti social ‘Facebook’ përmes llogarisë në Twitter.

Para dy orëve ata kishin shkruar se janë të vetëdijshëm disa njerëz po kanë probleme për tu qasur në Facebook. Po ashtu se janë duke punuar për ta zgjidhur këtë problem.

Rreth një orë më parë, Facebook përsëri ka reaguar në Twitter. Ata kanë konfirmuar se janë duke punuar në zgjedhjen e problemit dhe se nuk është sulm kundrejt shërbimit.

“Ne jemi të fokusuar për të zgjidhur këtë problem sa më shpejtë të jetë e mundur, por mund ta konfirmojmë që kjo çështje nuk është e lidhur me sulm ndaj shërbimeve (DDoS attack)”, thuhet në postimin e Facebook.

Përveç problemeve që ka pasur Facebook-u, nga sistemi ka rënë edhe rrjeti social ‘Instagram’.

Baby Boo