Facebook me probleme: Nuk po shkojnë fjalët në Messenger


Që prej disa minutash, një problem u është shfaqur përdoruesve të “chatit” në Facebook. Ndonëse në pamje të parë duket se gjithçka është në rregull, fjalët nuk shkojnë tek marrësi.

Kjo nuk ka pse të hutojë përdoruesit e Facebook, të cilët vetëm duhet të kenë “durim” pasi ky mendohet se është një defekt i vogël në aplikacione.

Deri tash, Facebook nuk ka dhënë ndonjë sqarim të detajuar çfarë po ndodh, por dihet se ka gati një orë që ka probleme.

Duhet theksuar se edhe javët e fundit ka pasur defekte në FACEBOOK, ku ka ndodhur që të mos funksionojë fare aplikacioni.

Baby Boo