Exit Poll-i i Albanian Post: Partia Socialiste del e para në zgjedhjet në Shqipëri

Portali Albanian Post, ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve në shqipëri.
Sipas këtij exitpolli, fitues i këtyre zgjedhjeve del të jetë Partia Socialiste që thuhet se ka fituar 46.9 për qind të votave sipas rezultateve të Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”.

Baby Boo

E dyta dhe më afër se që pritej del të jetë Partia Demokratike me 43.5 për qind të votave.
Lidhja Socialiste për Integrim ka dalur më mirë se sa tregohej në sondazhe me 6.9 për qind.
Të gjitha partitë e tjera bashkë kapin vetëm 2.7 për qind të votës totale.

Ky është një rezultat jashtëzakonisht i ngushtë i cili e nxjerrë Edi Ramën të parin përsëri, por me shumë pak përqindje larg Bashës.
Kjo përqindje më pas kthehet në mandate dhe vendoset se kush do ta ketë shumicë në Kuvendin e Shqipërisë.
Parlamenti shqiptar ka 140 ulëse dhe për të pasur shumicën e thjesht duhen mbi 70.

Restorant Lumare