Exclusive/ Shtëpia e re e kuqezinjve. Punimet në kantierin e “Arenës Kombëtare” (VIDEO)

Baby Boo Tinex

Exclusive” sjell një dokumentar mbi tre epokat e shtëpisë së futbollit, por sidomos mbi “Arenën Kombëtare” sot, që nisi të ndërtohej mes shumë debateve.

“Jam i bindur që kur stadiumi të hapë dyert, të gjithë ata që e kanë kundërshtuar, në rastin më të mirë do të heshtin; në rastin më të keq do të thonë që nuk e kishin për këtë, por e kishin për atë”, shprehet kryeministri Edi Rama.

Aktorët kryesorë të përfshië në projektimin dhe ndërtimin e stadiumit të ri rrëfejnë detajet e projektit, që në idenë fillestare e deri në këtë moment të rëndësishëm të kantierit, që pritet t’i japë jetë këtij stadiumi në mars të vitit 2019.

Arkitekti Marco Casamonti deklaron: “Në sheshin “Nënë Tereza” kemi vizatimin e një qilimi shqiptar. Këto vizatime, që janë tipike të rrobave të vajzave shqiptare, të qilimave shqiptarë, janë motivi që kemi lënë në kollonat që veshin fasadën. I gjithë stadiumi, si këtu, ka rreshtime kolonash. Pra, elementi i kolonave karakterizon ndërtesat e viteve ‘30”.

Një armatë e tërë inxhinierësh dhe arkitektësh, një numër prej rreth 2000 personash të angazhuar për të realizuar një vepër, që me siguri do të mbetet gjatë jo vetëm në memorien e tyre si profesionistë, por edhe kujtdo që do ta shikojë dhe shijojë.

Sonte, ora 20:05, në Exclusive, “Shtëpia e re e kuqezinjve”.

Top Channel

Restorant Lumare