‘Evropë, turp të kesh’, ‘Shqiptarët kërkojnë luftë’, ballinat e gazetave serbe pas rritjes së taksës nga Kosova


Ballinat e të përditshmeve serbe i kanë kushtuar hapësirë kryesore lajmit për rritjen e taksës në 100 për qind nga Kosova për mallrat nga Serbia.

Të përditshmet serbe kanë reaguar fuqishëm sot në ballinat e tyre ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritje të taksës në 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia.

Secila prej tyre ka kritikuar vendimin ku disa e konsiderojnë edhe si thirrje për “luftë” nga Prishtina.

“Kurir” i bën thirrje Evropës të reagojë me titullin: “Evropë, turp të kesh, pse hesht?”, transmeton lajmi.net.

Kurse, “Informer” ka reaguar edhe më ashpër duke e përshkruar vendimin si thirrje për luftë. “Shqiptarët kërkojnë luftë”, shkruan “Informer”.

Titull të ngjashëm ka edhe “Alo” që në numrin e sotëm të ballinës shkruan: “Haradinaj përgjigjet me luftë”.

Kurse, “Blic” shkruan: “Prishtina i dëbon serbët nga Kosova me rritje të taksës në 100 për qind”.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image
Baby Boo