EVN dëmton themelet e urës së Tabakëve në Tetovë


Dëmtohet ura e vetme që paraqet trashëgimi kulturore në rrjedhën e lumit Shkumbin në Tetovë. Gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar një ndërmarrje e angazhuar nga EVN Maqedoni duke hapur një kanal ka dëmtuar themelet në anën e djathtë të urës që Tetovarët e njohin si ura mbi spitalin e Tetovës që lidh rrugën Sami Frashëri me pjesën tjetër të qytetit apo ura e Tabakëve.

Qytetarët e revoltuar banorë të kësaj lagje për Televizionin Koha thanë se janë të befasuar që ky dëmtim ka ndodhur në orët e mbrëmjes me çka dyshojnë se ndoshta Kompania që kryen punët dhe porositësi nuk kanë leje ndërtimi ose kanë devijuar nga projekti në fjalë.

Banorët Gajtë ditës së djeshme në vendin e ngjarjes është paraqitur edhe zëvendes ministri i kulturës Sedat Sulejmani i cili ka konstatuar dëmtimet që janë shkaktuar në themelet e urës dhë në të njëjtën kohë ka kontaktuar me përgjegjës në Ministrinë e Kulturës dhe në inspektoratin për mbrojtjen e monumenteve kulturore të cilët dëshmuar se këto punime nuk kanë leje për punë .

Sedat Sulejmani Zv.Ministër i Kulturës. Këshilltari shtetëror në ministrinë e kulturës njëherit ekspert I trashëgimisë kulturore Behixhudin Shehapi nënvizon se çfarëdolloj punimesh që realizohen në afërsi të monumenteve historike pa lejet adekuate janë të pajustifikueshme, në rastin konkret dëmet që i janë shkaktuar urës së gurit apo urës së Tabakëve janë të pariparueshme dhe për këtë dikush duhet të japë llogari.

Behixhudin Shehapi Gjatë ditës së sotme Televizioni Koha me shkrim ka kërkuar pronocim edhe nga EVN Maqedoni dhe nga Komuna e Tetovës , por fatkeqësisht deri në mbyllje të këtij lajmi EVN Maqedoni që është direkt e involvuara në këtë projekt nuk është prononcuar për rastin në fjalë, ndërsa nga Komuna e Tetovës njoftojnë se për realizimin e këtij projekti kompania EVN-Maqedonia ka siguruar lejen A të integruar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, por nëqoftëse inspektorët e komunës që do të dalin në vendin e ngjarjes konstatojnë dëmtime të themeleve të urës atëherë Komuna e Tetovë do të ndërmarrë masa varësisht gjendjes faktike apo dëmtimeve të shkaktuara

.Përndryshe tek pjesa e urës për momentin janë ndërprerë punimet por fatkeqësisht dëmtimet tanimë janë evidente dhe ditëve në vijim pritet që ky rast të sqarohet nga organet kompetente dhe dëmtuesit eventual të mbajnë përgjegjësi, sepse ura e Tabakëve është e vetmja urë nga shumë ura mbi lumin Shkumbin që ka mbijetuar deri më sot, dhe është e mirë e përgjithshme që kjo urë të ruhet dhe sa më shpejtë të restarurohet . EVN dëmton themelet e urës së Tabakëve në Tetovë./Tv Koha

Baby Boo