Eurovision 2022: Incidenti me flamurin – Andrea kërkoi falje


RTVM-ja SHQYRTON MUNDËSINË E TËRHEQJES SË SAJ NGA GARA
Pas incidentit të djeshëm në Torino, kur përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, në EUROVISION, Andrea Koevska, hodhi flamurin maqedonas, faqja zyrtare e këngës evropiane ka publikuar një video ku ajo ka kërkuar falje për këtë veprim.

ANDREA KOEVSKA – PËRFAQËSUESJA E RMV-së NË EUROVISION
“Në momentin kur më fotografonin, kërkuan nga unë që të mos ishte flamuri. Delegacioni ishte larg meje dhe vendosa ta hesh flamurin. Nuk ishte nga urrejtja, unë jam krenare që vij nga këtu. Jam këtu ta përfaqësoj denjësisht Maqedoninë. Nuk kisha qëllim ta ofendoj askend, nëse këtë e kam bërë kërkoj falje”
Radio Televizioni I Maqedonisë, ka reaguar ashpër për këtë incident. Nga Servisi publik thonë se nuk qëndrojnë pas sjelljes së këtillë skandaloze të përfaqësueses së RMV-së në Eurovizion.

RTVM
“Servisi publik po shqyrton mundësinë për tërheqjen e saj nga EUROVISION-i edhe pse do të mbahet llogari të mos shkaktohet dëm më i madh në RTVM. Kundër përgjegjësve në delegacionin maqedonas do të ndërmerren të gjitha mundësitë ligjore për sanksionimin më të ashpër të këtij skandali”

Incidenti me flamurin edhe një herë ka aktuzlizuar mënyrën se si Andrea u zgjodh ta përfaqësojë RMV-në në EUROVISION, edhe pse kishte fituar 4.300 vota të publikut kundrejt 12.621 që fitoi kandidati tjetër Viktor Apostolovski. Pati shumë reagime se nuk ishte respektuar vullneti I popullit dhe se fjalën e fundit për fituesin e kishin patur 5 njerëz nga vende tjera si pjesë e jurisë profesinale. /KlanMacedonia/

Baby Boo