Eurointegrimet, IPE: “RMV të ndërtojë strategji afatgjate”


Pavarësisht dilemave nëse dhjetori do të sjellë apo jo datë për nisjen e bisedimeve, vendi duhet të fokusohet në reformat të cilat cënohen nga shtyrjet për mosmarrje të datës, vlerësojnë nga Instituti për Politika Europiane. Në analizën e bërë mbi raportin e Komisioni Europian të publikuar në tetor, analistët thonë se duhet të ndërtohet një strategji afatgjate e veprimit që s’do të kapet për afate, pasi procesi do të zgjasë shumë. Njëkohësisht sugjerohet përforcim i administratës e cila do ta udhëheq procesin në të ardhmen.

“Ne duhet të ndërtojmë prioritet tona në kontekst të qasjes europiane dhe të mësohemi që agjendën europiane ta ndërtojmë në përputhje me atë të BE-së dhe të shohim më larg nga ajo që thoni dhjetori ose qershori. Kjo është e vështirë, megjithatë nëse ndërtojmë një strategji se ku duhet të jetë shoqëria për një periudhë të caktuar, duhet ta bëjmë në këtë formë.”,- deklaroi drejtoresha e Institutit për Politikë Europiane, Simonida Kacarska.

Raporti i fundit i KE-së nxori në avantazh Maqedoninë e Veriut në krahasim me vendet tjera të rajonit, se ka shënuar afrim të konsiderueshëm me legjislaturën europiane. Të vlerësuara mirë janë kapitulli i sigurisë së ushqimit dhe doganave, megjithatë nga instituti thonë se kjo nuk garanton siguri për një përparim të procesit drejt anëtarësimit.

“Duhet të kuptojmë se jemi vendi që ka nisur rrugëtimin në fillim, që do të thotë se nuk na habit fakti se kemi vlerësim më të mirë, ja në kapitullin 24, përkrah kapitullit 23. Megjithatë sërish do të thosha se e rëndësishme është që ne prioritet tona ti vëmë aty.”,- u shpreh Kacarska.
Sipas ekspertëve, si pasojë e mosnisjes së bisedimeve ka bërë që të ketë stagnim në disa fusha dhe mosdhënia e këtij impulsi vështirëson mobilizimin e brendshëm.

Baby Boo