Eurodeputetja e parë shqiptare, nis mandatin në PE


Lajme
Eurodeputetja e parë shqiptare, nis mandatin në PE
03/07/2019 12:37

Kokalari e nderuar që fitoi besimin e votuesve

Arba Kokalari është bërë eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian, e cila sot zyrtarisht ka filluar punën e saj në këtë institucion të BE-së.

Kokalari e cila përfaqëson Suedinë në Parlament përmes një postimi në Facebook tha se do të jetë zëri i Suedisë.

“Jam e nderuar që kam fituar besimin e votuesve që të jem zëri i Suedisë në BE. Tani është duke më pritur një punë vërtet e vështirë”, ka shkruar ajo.

Arba Kokalari është 32 vjeçare dhe nën programin e partisë “Moderata”, arriti të hynte në Parlamentin Evropian.

Baby Boo