Eurodeputeti grek kërkon përgjigje nga Mogherini për azilin e Gruevskit


A do të kërkohet përgjigje nga Hungaria për azilin e Gruevskit, ndërsa nëse pozita e Budapestit ngre pyetje, cilat do të jenë hapat e ardhshëm të një vendi anëtare të BE-dë që të pengojë funksionimin e drejtësisë të një vendi kandidate, janë pyetjet e eurodeputeti grek SYRIZA, Stelios Kougloulu që ja ka parashtruar deri tek përfaqësuesja e lartë i BE-së për Punë të Jashtme Federica Mogherini lidhur me azilin e dhënë nga Hungaria për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“A është e mundur që kërkohet shpjegime nga Hungaria për arsyen e dhënies së azilit politik Gruevskit? A ngre pyetje pozicioni i Hungarisë, nëse është ashtu, cilat janë hapat e ardhshëm që planifikoni të ndërmerrni në mënyrë që një shtet anëtare të mos pengojë punën e drejtësisë të një vendi kandidat”, janë pyetjet që ka paraqitur Stelios Kougloulu deri tek Mogherini , njofton AIM nga Athina.

Deputeti i SYRIZA-s theksoi se sundimi i ligjit është thelbësor edhe për vendet anëtare dhe për vendet kandidate, duke shtuar se “kryeministri Viktor Orban, pavarësisht vendimeve të BE-së, nuk merr azilkërkues”.

Kjo padyshim nuk zbatohej në rastin e z. Gruevski, i cili u dënua për krime të rënda. Sundimi i ligjit mbetet një vlerë thelbësore për të dy shtetet anëtare dhe kandidatët për anëtarësim. Hungaria mbështet integrimin e IRJM-së në BE, por duket se nuk e konsideron vendin të sigurt, duke i dhënë asaj azil Gruevskit, shkruan Stelios Kougloulu në një letër me pyetje dorëzuar Mogherinit.

Baby Boo