Euro 2020, mbyllet sot faza e grupeve, katër ndeshje të zjarrta në program


Do të mbyllet sot faza e grupeve të Kampionatit Evropian Euro 2020 me katër ndeshjet që do të zhvillohen në kuadër të rrethit të tretë të Grupeve E dhe F. Nga ora 18:00 zhvillohen sfidat e Grupit E ku ndeshjen Sllovakia me Spanjën si dhe Suedia me Poloninë.

Në këtë grup situata është shumë e paqartë. Suedia renditet e para me katër pikë, e ndjekur nga Sllovakia me tri, pastaj Spanjë në vendin e tretë me dy pikë dhe Polonia e fundit më vetëm një pikë.
Më tutje, nga ora 21:00 do të qartësohet edhe situata në Grupin F, i njohur si “Grupi i Vdekjes”.
Gjermania ballafaqohet me Hungarinë kurse Portugalia ndeshjet me liderin e këtij grupit, Francën.
Ky grup kryesohet nga Franca me katër pikë, e ndjekur nga Gjermania dhe Portugalia me nga tri, kurse Hungaria ka vetëm një pikë në vendin e katërt.

Baby Boo