EURO 2020 / Maqedonia do të përballet me Ukrainën


Sot në ditën e 7 të Kampionatit Evropian EURO 2020, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të luaj ndeshjen e dytë.
Në stadiumin Nacional Arena në Bukuresht të Rumanisë, Maqedonia e Veriut do të përballet me Ukrainën.

Ky duel është i rëndësishëm edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Ukrainën pasi që të dyja përfaqësueset zbresin në fushën e gjelbër me 0 pikë.
Përfaqësuesja e Maqedonisë do të përpiqet që të fitojë pikët e para në këtë ndeshje pas humbjes 3:1 nga austriakët.
Futbollistët thonë se do të japin maksimumin për të fituar pikët.

Baby Boo