Eugjen Cami i ASH-së kërkon të inspektohet Komuna e Dibrës pas emërimit të Hekuran Dukës kryetar komune


Pjesëtari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Eugjen Cami nëpërmjet një letre të dërguar zyrtarisht deri te Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale ka kërkuar inspektim në Komunën e Dibrës, transmeton Portalb.mk.

Në letrën e tij, Eugjen Cami thekson se nuk është i kënaqur nga mënyra e funksionimit të Këshillit të Komunës, për arsye të së cilës është detyruar që të kërkojë inspektim për “Vendimet joligjore të marra për shkarkim të tij, si dhe vendime të tjera të sjella nga Këshilli Komunal”.

“Për këtë vendosa, sepse vendimet të cilat Këshilli i ka marrë për shkarkimin tim dhe zgjedhje të ushtruesit të ri të detyrës, janë të paligjshme. Në asnjë akt ligjor nuk parashihet diçka e tillë. Në këtë funksion unë jam përkohësisht, deri te realizimi i zgjedhjes së kryetarit, që do të jetë në prill”, ka deklaruar Cami.

Përndryshe, Eugjen Cami qe emëruar për ushtrues detyre të kryetarit të Komunës së Dibrës më 10 dhjetor, me votat e këshilltarëve të katër partive politike: Lëvizjes BESA, Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe Partisë për Ardhmëri Evropiane (PAE), por i njëjti u shkarkua më 17 janar, me votat e këshilltarëve të tre partive politike: Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Partia për Ardhmëri Evropiane (PAE), me çka si ushtrues detyre u emërua Hekuran Duka nga BDI.

Baby Boo